Aktualitet

DETAJE nga ngjarja e rëndë në Mallakastër/ Lëndohet edhe zjarrfikësi që hyri në pus

Në pus ka hyrë për të shpëtuar dy burrat zjarrfikësi Albens Zotaj, i cili është lënduar dhe është dërguar në spital.

10 Korrik 2022, 13:34 Nga k.m.
DETAJE nga ngjarja e rëndë në Mallakastër/ Lëndohet
Foto ilustruese

MALLAKASTËR- Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë mesditë në Mallakastër, ku 38-vjeçari Besnik Veliaj humbi jetën, pasi ra në pusin e ujit, ndërsa i plagosur mbeti 33-vjeçari Bledar Bregu. Në pus ka hyrë për të shpëtuar dy burrat zjarrfikësi Albens Zotaj, i cili është lënduar dhe është dërguar në spital.

33-vjeçari Bregu dhe 38-vjeçari Veliaj, i cili ndërroi jetë në spital, u rrëzuan në pus paraditen e së dielës. Policia më pas njoftoi se i lënduar ka mbetur edhe një zjarrfikës 44-vjeçar, i cili i nxori dy burrat jashtë pusit. Por ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

mallakaster

Sondazh

Poll