Aktualitet

Vdes 38-vjeçari që ra në pus në Mallakastër, shkoi në spital me shenja jete, por s'ia doli të shpëtonte

Viktima është 38-vjeçari Besnik Veliaj, i cili edhe pse shkoi në spital me shenja jete, sërish nuk ia doli që mbijetonte.

10 Korrik 2022, 12:57 Nga k.m.
Vdes 38-vjeçari që ra në pus në Mallakastër, shkoi
Foto ilustruese

MALLAKASTËR- Ka ndërruar jetë në spital njëri prej banorëve të fshatit Lofkënd në Mallakastër që u rrëzuan brenda pusit të ujit. Viktima është 38-vjeçari Besnik Veliaj, i cili edhe pse shkoi në spital me shenja jete, sërish nuk ia doli që mbijetonte.

Bashkë me të në pus u rrëzua edhe Bledar Bregu 33 vjeç, i cili ndodhet në spital i plagosur, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Dy banorët u rrëzuan në pusin e ujit pasi kishin hyrë për ta pastruar, por u asfiksuan nga gazrat. Ata u nxorrën prej andej nga forcat zjarrfikëse dhe Policia.

besnik veliaj

Sondazh

Poll