Aktualitet

Mallakastër/ Ishin duke pastruar pusin, dy burra u bllokuan brenda! Zjarrfikësja i nxorri gjallë

Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj janë nxjerrë me shenja jete jashtë pusit dhe janë dërguar menjëherë në spital

10 Korrik 2022, 12:05 Nga k.m.
Mallakastër/ Ishin duke pastruar pusin, dy burra u bllokuan brenda!
Foto ilustruese

MALLAKASTËR- Dy banorët e fshatit Lofkënd teka ishin duke pastruar pusin e zonës, janë asfiksuar nga çlirimi i gazit dhe janë bllokuar brenda tij. Brenda pusit kishin mbetur Bledar Bregu, 33 vjeç dhe Besnik Veliaj, 38 vjeç, të cilët falë ndërhyrjes së zjarrfikësve të Ballshit janë nxjerrë me shenja jete. Ngjarja ndodhi pak pas mesditës në zonën e Mallakastrës, ndërsa dy të dëmtuarit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk ka detaje lidhr me gjendjen e tyre shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

33-vjeçari Bregu dhe 38-vjeçari Veliaj, i cili ndërroi jetë në spital, u rrëzuan në pus paraditen e së dielës. Policia më pas njoftoi se i lënduar ka mbetur edhe një zjarrfikës 44-vjeçar, i cili i nxori dy burrat jashtë pusit. Por ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

bledar bregu besnik veliaj

Sondazh

Poll