Aktualitet

Bllokohen 3 turistë çekë mes Thethit dhe Valbonës, helikopteri s'futet dot nga mjegulla

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët.

10 Korrik 2022, 12:32 Nga k.m.
Bllokohen 3 turistë çekë mes Thethit dhe Valbonës,
Foto ilustruese

TROPOJË- Tre turistë çekë duke eksploruar zonën në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, për shkak të terrenit të thepisur janë bllokuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët. Por duket se për shkak të terrenit e kanë të pamundur që të ndërhyjnë vetë. Ndaj dhe është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve. Deri më tani mësohet se helikopteri ka mbërritur në Theth por nuk ka mundur ende të futet në zonë për shkak të mjegullës, ndërkohë që 3 turistët mbetën të bllokuar për shkak të terrenit të thepisur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rreth orës 10:07, jemi njoftuar se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, 3 turist çek duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve.

tropoje

Sondazh

Poll