Bota

Propozimi francez, Petkov: Maqedonia e Veriut duhet ta pranojë nëse do të vijojë rrugën evropiane

Sipas Petkov, ajo që po ndodh tani në Maqedoninë e Veriut është për shkak se e kanë të vështirë ti pranojnë ato pozicione, por, siç thotë ai, duhet ta bëjnë nëse duan të zgjedhin rrugën evropiane.

10 Korrik 2022, 09:47 Nga d.a.
Propozimi francez, Petkov: Maqedonia e Veriut duhet ta pranojë nëse do
Petkov dhe Kovacevski

BULLGARI- Kryeministri bullgar i dorëhequr, Kiril Petkov, e vlerësoi dhe njëherë propozimin francez të cilën e konsideroi të frytshëm pasi bëri që qëndrimet bullgare të bëhen evropiane.

Sipas Petkov, ajo që po ndodh tani në Maqedoninë e Veriut është për shkak se e kanë të vështirë ti pranojnë ato pozicione, por, siç thotë ai, duhet ta bëjnë nëse duan të zgjedhin rrugën evropiane.

“Në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojnë se nëse duan të zhvillohen, rruga evropiane është e vetmja rrugë për atë vend”, thotë Petkov.

Sipas tij, do të ishte e tmerrshme nëse Shqipëria do të vazhdonte procesin e anëtarësimit për në Bashkimin Evropian dhe Maqedonia e Veriut do të mbetej jashtë.

Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.Presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenca e të cilit hartoi propozimin, beson se me propozimin është gjetur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët.Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

propozimi francez kiril petkov

Sondazh

Poll