Bota

Hynë për tu larë dhe nuk dolën më, zhduken dy të rinj nga Maqedonia e Veriut në bregdetin grek

Sipas informacioneve paraprake, roja bregdetare ka marrë një sinjalizim dje rreth orës 18:00 se tre persona kanë hyrë në det dhe nuk janë kthyer më.

10 Korrik 2022, 09:37 Nga d.a.
Hynë për tu larë dhe nuk dolën më, zhduken dy të
skaf

GREQI- Dy turistë nga Maqedonia e Veriut janë zhdukur në ishullin grek të Halkidikisë në detin Egje pasi kanë hyrë për tu larë në det dhe nuk kanë dalë më.

Sipas informacioneve paraprake, roja bregdetare ka marrë një sinjalizim dje rreth orës 18:00 se tre persona kanë hyrë në det dhe nuk janë kthyer më.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme është bërë i mundur shpëtimi i një 25-vjeçari ndërkohë që ende nuk ka gjurmë për dy të rinjtë e tjerë të moshave 28 dhe 30 vjeç.

Tre të rinjtë erdhën nga Shkupi për të festuar lindjen e një miku” tha Anastasia Chalkia, kryetare e bashkisë Kassandra në Halkidiki.

anastasia chalkia zhduket dy maqedonas ne greqi

Sondazh

Poll