Bota

Talli Zonjën e Parë të SHBA-ve në rrjet, pezullohet nga puna gjenerali

Voleskin kishte nënshkruar një kontratë 92 dollarë në orë për të këshilluar oficerët aktivë si mentor.

9 Korrik 2022, 22:59 Nga F.M
Talli Zonjën e Parë të SHBA-ve në rrjet, pezullohet nga puna
Jill Biden dhe Gary Volesky

SHBA- Ushtria amerikane ka pezulluar nga puna një gjeneral pasi ai u tall me Zonjën e Parë, Jill Biden. Gjeneral-lejtnant Gary Volesky, një ish-zëdhënës i Ushtrisë, iu përgjigj një postimi nga Biden në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë.

“Për gati 50 vjet, gratë kanë pasur të drejtën të marrin vendimet. Sot na është vjedhur kjo e drejtë,”- shkruante Jill Biden në statusin që u pasua nga një komenti i gjeneralit.

“Gëzohem që të shoh se më në fund e di se çfarë është një grua,”- shkruante ai.

Voleskin kishte nënshkruar një kontratë 92 dollarë në orë për të këshilluar oficerët aktivë si mentor. Më herët ai ka qenë në krye të Divizionit të 101-të Ushtrisë Ajrore, por sot është pezulluar.

jill biden gary volesky

Sondazh

Poll