Bota

Vrau ish-kryeministrin japonez, autori i kishte blerë në internet pjesët për armën, fushatat i ndoqi për muaj me radhë

Ai madje kishte ndjekur për muaj me radhë fushatat e Abe, në mënyrë që të mos gabonte ditën që do të kryente sulmin.

9 Korrik 2022, 22:51 Nga F.M
Vrau ish-kryeministrin japonez, autori i kishte blerë në internet
Tetsuya Yamagami

JAPONI- Tetsuya Yamagami, 41-vjeçari që vrau ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe i kishte blerë në internet pjesët me të cilën krijoi armën e përdorur në krim. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se autori 41-vjeçar e vrau ish-kryeministrin me një armë artizanale që e kishte bërë vetë dhe pjesët e së cilës i bleu në internet dhe kaloi muaj duke planifikuar sulmin.

Ai madje kishte ndjekur për muaj me radhë fushatat e Abe, në mënyrë që të mos gabonte ditën që do të kryente sulmin.  Yamagami raportohet se kishte planifikuar një sulm me bombë përpara këtij me armë, sipas transmetuesit publik NHK.

Tetsuya Yamagami, i tha policisë se ai u përpoq të bënte një bombë, përveç prodhimit të më shumë armëve të punuara me dorë, njëra prej të cilave u përdor në gjestin e çmendur.

Sa i përket shkaqeve të gjestit, burri përjashtoi arsyet politike, duke përsëritur se nëna e tij kishte bërë një "dhurim të madh" për një organizatë fetare ndaj së cilës ai kishte një urrejtje të fortë, duke besuar se ishte e lidhur me Abe. Bujaria e nënës së tij kishte krijuar probleme të rënda financiare për familjen dhe një burim, shkroi përsëri Kyodo, tha se Yamagami raportoi se fillimisht, kishte ndërmend të sulmonte një udhëheqës të grupit fetar, por ai më pas vendosi të shënjestronte Abe. Megjithëse policia nuk dha detaje mbi organizatën që citon Yamagami, disa media të huaja kanë spekuluar se mund të jetë Kisha e Unifikimit e themeluar nga Reverend Moon në Korenë e Jugut dhe që besohet se është sjellë në Japoni nga gjyshi i Abe, Nobusuke Kishi.

Sulmi ndaj Shinzo Abe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare ka tronditur një vend ku dhuna politike është e rrallë dhe kontrolli i armëve është i rreptë. Personi i armatosur hapi zjarr ndaj tij, me një armë të improvizuar dhe e qëlloi ish-kryeministrin me 2 plumba, një në gjoks dhe një në qafë. Kjo është vrasja e parë e një ish-kryeministri në Japoni që nga vitet 1930.

 

shinzo abe atentat ish-kryeministrit japonez tetsuya yamagami

Sondazh

Poll