Bota

Skandal në festën e SPD të Scholz në Gjermani, grave iu hodh "drogë përdhunimi" në pije

Skandali në partinë SDP u raportua fillimisht nga gazeta gjermane Tagesspiegel, ndërsa informacioni u konfirmua sot nga përfaqësuesi i kësaj partie për marrëdhënie me publikun.

10 Korrik 2022, 08:21 Nga d.a.
Skandal në festën e SPD të Scholz në Gjermani, grave iu hodh
Olaf Scholz

GJERMANI- Të paktën nëntë gra që morën pjesë në festën tradicionale të Partisë Social Demokrate Gjermani (SPD) ishin droguar me një drogë përdhunimi. I pranishëm në festë ishte edhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Pas kallëzimit nga një 21-vjeçare, policia e Berlinit njoftoi se po hetonte këtë çështje.

Sipas mediave të huaja, skandali në partinë SDP u raportua fillimisht nga gazeta gjermane Tagesspiegel, ndërsa informacioni u konfirmua sot nga përfaqësuesi i kësaj partie për marrëdhënie me publikun. Në festën tradicionale, të cilën partia SPD organizon para pushimeve verore, morën pjesë rreth një mijë persona, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe shumë përfaqësues e bashkëpunëtorë të tjerë partiakë.

Pas festës, 21-vjeçarja ka shkuar në spital dhe ka bërë kallëzim në polici. Pjesëmarrësja hëngri dhe piu në festë, pas së cilës u ndje e dobët dhe e trullosur. Ajo nuk mbante mend asgjë të nesërmen e festës.

 “I këshilloj të gjithë ata që janë të interesuar të bëjnë padi”, shkroi deputetja e SPD-së në Twitter, Katja Mast.

Policia deri më tani është njoftuar për katër raste të tilla. por të paktën nëntë gra thuhet se janë droguar në festë. Kjo shkaktoi të përziera dhe marramendje. Ajo quhet "droga e përdhunimit" pasi përdoret shpesh te viktimat femra duke i lënë pa ndjenja dhe të pafuqishme.

partia social demokrate gjermane olaf scholz skandal ne gjermani katja mast

Sondazh

Poll