Aktualitet

Të miturit ranë nga lartësia teksa punonin në qendrën tregtare, Lala: U janë dëmtuar pjesë të trupit, kam fakte

Lala shkruan se të rinjtë i ka parë vetë në momentin që kanë shkuar në spitalin e Traumës.

9 Korrik 2022, 19:56 Nga F.M
Të miturit ranë nga lartësia teksa punonin në qendrën
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala shkruan se dy të miturit që u aksidentuan sot pasi ranë nga lartësia kanë qenë duke punuar në një qendër tregtare. Në një postim në Facebook, Lala shkruan se të rinjtë i ka parë vetë në momentin që kanë shkuar në spitalin e Traumës, pasi ajo ndodhej gjithashtu në të njëjtin vend për një problem shëndetësor. Lala shkruan se të miturve u janë dëmtuar pjesë të shumta të trupit.

“Dy te mitur 16 dhe 17 vjec u aksidentuan teksa punonin ne ndertim ne qendren tregtare MEGATEK.  Si eshte e mundur qe ende ka kompani qe punesojne te mitur dhe asnje institucion ska dijeni.  Besoj ju kujtohet rasti i Ardit Gjoklajt.  Ne si media duhet te hapim syte se mund ta mohojne qe ishin te punesuar aty.  Te miturve te cilet jane demtuar ne pjese te ndryshme te trupit ju uroj sherim te shpejte.  Autoritetet te zbardhin ngjarjen!  ps.djemte ishin tek Trauma, kur vete une mberrita ne urgjence per nje shqetesim shendetesor, keshtu qe kushdo qe guxon te me pergenjeshtroje apo pretendoje te kunderten ta dije mire qe e kam cdo gje te faktuar,”- shkruan Lala.

Të miturit ranë nga lartësia teksa punonin në qendrën
Statusi i Klodiana Lalës

Të miturit u aksidentuan këtë paraditë policia e Tiranës doli me një njoftim zyrtar për ngjarjen në fjalë. Në të shkruhej se dy djemtë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Përgjegjësi i kompanisë 1%shtë arrestuar. 

klodiana lala policia e tiranes

Sondazh

Poll