Aktualitet

Shkrumbohet makina në Elbasan, dyshohet për të plagosur

Në momentin që flakët janë aktivizuar, drejtuesi i makinës ka hapur derën dhe ka dalë jashtë.

9 Korrik 2022, 19:49 Nga F.M
Shkrumbohet makina në Elbasan, dyshohet për të plagosur
Foto Ilustruese

ELBASAN- Një makinë është shkrumbuar totalisht këtë pasdite në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë forca të shumta policie, zjarrfikësja e një ambulance, por nuk raportohet të ketë dëme në njerëz. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet. Në momentin që flakët janë aktivizuar, drejtuesi i makinës ka hapur derën dhe ka dalë jashtë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:40, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Xh.Sh., Si pasojë mjeti është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet. Grupi hetimor po punon për dokumentimine plotë të rrethanave të ngjarjes.

digjet makina ne elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll