Aktualitet

Majori shqiptar u kap me shtëpi bari në Holandë, Ministria e Mbrojtjes i firmos shkarkimin nga detyra

Urdhri i shkarkimit të tij nga detyra është bërë në Tiranë, ku Majori pritet të mbërrijë shumë shpejt.

9 Korrik 2022, 18:03 Nga F.M
Majori shqiptar u kap me shtëpi bari në Holandë, Ministria e
Majori Ermal Dinoshi

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka firmosur shkarkimin nga detyra të Majorit shqiptar Ermal Dinoshi, i cili u vu në pranga në Holandë, pasi u kap me ‘shtëpi bari’. Mësohet se Dinoshi është shkarkuar nga detyra e tij në një bazë te NATO-s në qytetin Brunssum të Holandës. Urdhri i shkarkimit të tij nga detyra është bërë në Tiranë, ku Majori pritet të mbërrijë shumë shpejt.

Ç’ka ndodhur me Majorin?

Ushtaraku shqiptar me detyrë specialist stërvitje në FASH ishte zhvendosur në Holandë pasi ishte përzgjedhur përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s. Por, autoritetet vendase e kanë prangosur dhe e akuzojnë të përfshirë në aktivitet kriminal. Konkretisht Policia e Holandës thotë se Dinoshi në bashkëpunim me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum. Pas arrestimit, ushtaraku shqiptar është duke u hetuar në gjendje të lirë.

ermal dinoshi arrestohet majori shqiptar ne holande

Sondazh

Poll