Aktualitet

Aksi Kardhiq-Delvinë nën monitorimin e ‘makinës inteligjente’, pezullohen 20 patenta, vendosen mbi 100 gjoba

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet  rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset rrugore, nga Morina në Sarandë, monitorohen me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.

9 Korrik 2022, 18:08 Nga F.M
Aksi Kardhiq-Delvinë nën monitorimin e ‘makinës
Kardhiq-Delvinë

TIRANË- Policia Rrugore ka pezulluar 20 leje drejtimi për shpejtësi mbi 30 km/h mbi normën e lejuar përgjatë 48 orëve të fundit në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se pesë masa administrative për qarkullim me shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit; 67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa, për mospërdorim të rripit të sigurimit. Gjatë monitorimit të pandërprerë, makinat inteligjente, dronët dhe radarët automatikë, në aksin e ri Kardhiq–Delvinë, kanë konstatuar qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet  rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset rrugore, nga Morina në Sarandë, monitorohen me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.

NJOFTIMI:

Përgjatë 48 orëve të fundit, 20 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi 30 km/h mbi normën e lejuar, pasi shpejtësia e lejuar në këtë aks është pjesërisht 80 km/h dhe në pjesë të tjera 60 km/h. 95 masa administrative për qarkullim me shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit; 67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa, për mospërdorim të rripit të sigurimit. Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Gjirokastrës dhe Delvinës, vijojnë monitorimin 24/7 me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”. Gjatë monitorimit të pandërprerë, makinat inteligjente, dronët dhe radarët automatikë, në aksin e ri Kardhiq – Delvinë, kanë konstatuar qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset rrugore, nga Morina në Sarandë, monitorohen me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”. Drejtues mjetesh: Rregullat e qarkullimit rrugor janë manuali për një jetë të sigurtë, zbatimi i tyre është detyrimi ligjor dhe moral që kemi ndaj njëri-tjetrit, në hapësirën që ndajmë bashkë. Policia Rrugore nuk ka për qëllim shtimin numrit të masave administrative, por ka për qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në destinacion arrin i sigurtë në rast se zbaton rregullat e qarkullmit. Monitorimi vijon në të gjitha rrugët e vendit.

 

policia rrugore kardhiq-delvinë

Sondazh

Poll