Aktualitet

LEZHË/ 60 familje të izoluara nga shembja e urës, banorët në protestë: Na rrezikohet jeta, kalojmë përmes lumit

Mungesa e urës ka penalizuar rreth 60 familje në tri fshatra dhe pavarësisht premtimeve për ndërhyrje të shpejtë, puna për rindërtimin e urës së shembur ende nuk ka nisur.

9 Korrik 2022, 19:24 Nga e.k
LEZHË/ 60 familje të izoluara nga shembja e urës, banorët
Një banor i fshatit duke folur për mediat

LEZHË- Banorët e tri fshatrave të njësisë administrative Ungrej në Lezhë u ngritën në protestë  për të kërkuar rindërtimin e urës që i lidh me qendrën pasi siç shprehen dhe vetë banorët ndihen të izoluar

Ata thonë se janë të detyruar të kalojnë përmes lumit  në kohë me shi dhe kur prurjet shtohen u rrezikohet jeta ndërkohë që shumë herë kanë bërë kërkesë në pushtetin qëndror dhe lokal por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.

“Na kanë prish urën, na kanë marrë telin, na kanë marrë qa kanë desht me marr. Premtimet bëjnë para votimeve dhe firmat që vijnë marrin materioalet dhe ikin”, tha një banor.

“Ura duhet për varresat, duhen për lagjet se jemi shumë banorë”, tha një tjetër banor.

Mungesa e urës ka penalizuar rreth 60 familje në tri fshatra dhe pavarësisht premtimeve për ndërhyrje të shpejtë, puna për rindërtimin e urës së shembur ende nuk ka nisur.

lezhe

Sondazh

Poll