Politike

Meta: Gjykata Kushtetuese s’mund ta legjitimojë 30 Qershorin, Ramën e pres në takim

1 Gusht 2019, 10:57 Nga DOSJA
Meta: Gjykata Kushtetuese s’mund ta legjitimojë 30 Qershorin,

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta në një deklaratë urgjente për shtyp tha se edhe pas krijimit Gjykata Kushtetuese nuk mund ta zhbëjë dekretin e tij për zgjedhjet e 30 qershorit.

Meta tha se Gjykata mund të interpretonte vendimin e tij, i cili do të ndiqej më pas si shembull për pasardhësit e tij.

Gjithashtu Meta ka bërë thirrje për regjistrimin në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit, pasi vetëm 4 ditë kanë mbetur nga afati i fundit.

Sipas Metës, zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të nxjerrë vendin nga kriza politike, e cila vazhdon prej muajsh. Madje propozon që të votohet edhe për të. 

Në rast se largohet, Meta ka bërë edhe sugjerimin e tij për pasardhësin, duke u shprehur se duhet të ishte dikush që nuk e “hante presionin” si Rexhep Mejdani.

Në fund të fjalës së tij, kreu i shtetit bëri sërish thirrje për takim me kryeministrin Edi Rama duke i kujtuar këtij të fundit se as ai nuk përfiton nga kriza në të cilën është përfshirë vendi. 

(k.m./Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kriza politike meta konferencë urgjente edi rama ilir meta kriza politike meta konferencë urgjente

Sondazh

Poll