Aktualitet

Mjeti përplaset me bordurën në Durrës, merr menjëherë flakë, plagosen shoferi dhe dy fëmijët

1 Gusht 2019, 07:30 Nga DOSJA
Mjeti përplaset me bordurën në Durrës, merr

Durrës– Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Maminas Gjiri i Lalëzit. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit B.K 35-vjeç dhe dy fëmijët e tij të mitur 16 dhe 10 vjeç.

Por pas përplasjes mjeti është përfshirë nga flakët.

Më datë 01.08.2019, rreth orës 00:35, në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, shtetasi B.K.,53 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën,  për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij,  10  e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjer në mjet.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës mjeti në durrës merr flakë plagosen 3 persona aksident në durrës mjeti në durrës merr flakë plagosen 3 persona

Sondazh

Poll