Politike

VD-Mblidhet këshilli i mandateve për Xhaçkën, Bardhi: Shkelët rregulloren. Nikolla: Datën e vendos Kuvendi

Ai tha se data ishte caktuar më herët dhe se ishte ndërruar në momentin e fundit. Por, Nikolla u shpreh se datën e cakton Kuvendi. 

8 Korrik 2022, 13:14 Nga F.M
VD-Mblidhet këshilli i mandateve për Xhaçkën, Bardhi:
Këshilli i Mandateve

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përfshirë në një debat me kryetaren e Këshillit të Mandateve Lindita Nikolla. Bardhi u shpreh se mbledhja po zhvillohej në shkelje të rregullave. Ai tha se data ishte caktuar më herët dhe se ishte ndërruar në momentin e fundit. Por, Nikolla u shpreh se datën e cakton Kuvendi. 

Pjesë nga debati: 

Gazment Bardhi: Jeni në shkelje të rregullores, nuk mund të lejohet kjo gjë, shikoj që 14 apo 15 deputetë të tjerë kanë kërkuar përcjelljen e kësaj kërkese për në gjykatën kushtetuese. Ky është për mua.

Lindita Nikolla: Për mbledhjen e Këshillit vendoset. Keni të drejtë të bëni thirrjen, datën e ka Kuvendi, kështu që e kam të drejtën bazuar në rregulloren e Kuvendit.

Felaj: Të grupohen së bashku çështje, Kuvendit iu është paraqitur një kërkesë për mocion me një objekt që është i njëjtë nga ana juaj. Kuvendi është i detyruar që të shqyrtojë kërkesën. Unë kërkoj që kjo kërkesë për mocion ti bashkohet kërkesës së depozituar më parë.

 

gazment bardhi lindita nikolla keshilli i mandateve 8 korrik 2022

Sondazh

Poll