Politike

Bardhi ndërpret avokatin e Xhaçkës, Nikolla: Nuk je i detyruar të dëgjosh, mund të largohesh

Kryetarja e Këshillit të Mandateve, Lindita Nikolla i kërkoi që të largohej nga salla nëse nuk dëshiron që të dëgjojë.

8 Korrik 2022, 13:41 Nga A.B
Bardhi ndërpret avokatin e Xhaçkës, Nikolla: Nuk je i detyruar
Lindita Nikolla

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ndërhyri në momentin kur po fliste avokati i ministres Olta Xhaçka. Bardhi u shpreh se avokati ka ardhur për të folur në sallë për mandatin e jo për burrin e saj. Mirëpo, kryetarja e Këshillit të Mandateve, Lindita Nikolla i kërkoi që të largohej nga salla nëse nuk dëshiron që të dëgjojë.

DEBATI:

Bardhi: Ka ardhur për të folur për mandatin, jo për burrin e Xhaçkës. Muhabet kot. Nëse do të bëjë avokatinë e biznesit të burrit të Olta Xhaçkës, le të dalë nga selia e shoqërisë së burrit të Olta Xhaçkës, nuk kemi ardhur këtu të bëjmë reklamën e kompanive.

Nikolla: Nuk jeni i detyruar të qëndroni me zor. Nëse keni dëshirë mund ta lini mbledhjen.

Bardhi: Ai po tregon si e ka merituar statusin e investitorit strategjik. Nuk duhet të bëjë avokatinë e burrit të Xhaçkës.

Felaj: Ke detyrimin për ta dëgjuar.

Bardhi: Çfarë për ta dëgjuar.

Nikolla: Kemi ardhur të dëgjojmë. Nuk më impresionon me këto ndërhyrje, ulu aty ose di;lni jashtë.

olta xhacka gazment bardhi lindita nikolla keshilli per mandatin e xhackes 8 korrik 2022

Sondazh

Poll