Politike

VD-Mandati i Xhaçkës/ Balla: Flluskë sapuni, procedurë që nis nga zbrazëtia e agjendës politike të opozitës

Për mediat u shpreh se nuk ka asnjë shkelje Kushtetuese të deputetes Olta Xhaçka.

8 Korrik 2022, 14:53 Nga DOSJA
VD-Mandati i Xhaçkës/ Balla: Flluskë sapuni, procedurë
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se kërkesa e opozitës për mandatin e ministres Olta Xhaçka është një flluskë sapuni. Për gazetarët, ai u shpreh se disa vendime të mëparshme të Gykatës Kushtetuese janë marrë në procedurën e Kuvendit. Për mediat u shpreh se nuk ka asnjë shkelje Kushtetuese të deputetes Olta Xhaçka.

'Ne nuk hyjmë në thelb shohim nëse janë plotësuar gjithë elementët që përcakton Kushtetuta, është fllusk sapuni dhe sot u njohët me faktin që nuk bëhet fjalë për deputeten Olta Xhacka dhe në kërkese thuhet që deputetja s’ka kryer asnjë shkelje që hyn në neni 3 të Kushtetuës. Mendimi i Kuvendit duhet të vijë pas një procesi, tani kemi e një kërkesë tjetër, u vendos për bashkimin e kërkesave do ndiqet procedura e sa më shpejt të jetë e mundur kuvendi do shprehet për këtë kërkese. Në vlerësimin tim eshte nje flluskë sapuni. Kuvendi bazon punën e vet në Kushtetutë dhe në rregullore. Disa vendime të mëparshme të GJK janë marrë në procedurën e Kuvendit. Në asnjë moment ne nuk po shkelim asnjë hap të rregullores, Sot ka pasur një seancë të këshillit që është dëgjimi i palës ndaj të cilës ngrihet mocioni, në rast se do ndodhte e kundërta procesi do ishte i calë në aspektin kushtetues e pala në fjalë mund ta ankimonte në GJK. Dua tu garantoj që është procedurë që do ecë me përpikmëri. Standarti që ka vendosur PS është shumë larg e do duhen vite që të tjetër ta arrijnë. Këtu nuk bëhet fjalë për një kërkesë ëe vjen nga drejtësia por procedurë që nis nga zbraztësia e agjendës politike të opozitës. Nuk ka gjë në atë kërkesë ua kam thënë që ditën e parë nuk ka shkelje kushtetuese sa i përket përfshirjes në një sipërmarrje financiare të deputetes Olta Xhacka'- u shpreh Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll