Politike

VD-Berisha: Alibeaj, një lolo në duart e Ballës e vegël e Ramës, po bën një lojë të pisët

Berisha tha se Alibeajt nuk i kushton më rëndësi as kryeministri Edi Rama dhe e ka hedhur në duart e Ballës. 

8 Korrik 2022, 12:53 Nga F.M
VD-Berisha: Alibeaj, një lolo në duart e Ballës e vegël e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Enkelejd Alibeaj është kthyer në një lolo të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Alibeajt nuk i kushton më rëndësi as kryeministri Edi Rama dhe e ka hedhur në duart e Ballës. 

Pjesë nga konferenca:

Ju thoni që do të ketë zgjedhje të lira dhe do të respekt vota, kush do të ulet me kë?

Sali Berisha: Për votën e lirë janë shqiptarët ata që do të vendosin dhe respektojnë. Nëse më pyesni mua, pse në vitin ’92-96 qytetarët nuk iknin nga vendi i tyre? Spese votonin tël irë, votonin pa presione. Një kryeministër që vendos të rrëmbejë votën është një demon pushteti, duhet larguar.

Përcaktimi i Ramës si armik, ju e thatë shpesh dhe kjo gjë mund të jetë keqinterpretuar. Në personale me Edi Ramën, ju do ta udhëhiqni i vetëm këtë lëvizje?

Sali Berisha: Tani nëse unë e kam cilësuar armik Edi Ramën, unë i pyes pak këta të tjerët, çfarë quhet ai që rrëmben votat e qytetarëve, shkoni merreni atë te stadiumi i Elbasanit. Shpifës dhe ka etiketën për këtë gjë. Ky është armik i lirisë, nuk ka liri pa votë. Kjo është ajo që kam thënë unë, ka njëfront për të krijuar frontin e shpëtimit tq Shqipërisë. Edhe ata që më qortojnë janë të ftuar të vijnë të ulen dhe të diskutojmë. E kam thënë edhe më herët, nuk ka votë të lirë me Edi Ramën. Ai s’do të ikë nga pushteti, këta që kritikojnë, i ftoj të vijnë dhe të ulen.

Shumë e cilësuan si shembullore, por shumë e kritikuan, keni një mesazh për Enkelejd Alibeajn a do të ketë një amnisti për zotin Alibeaj nëse do të ndryhsojë qëndrim e do të vendosë që t’i bashkohet grupit tuaj?

Sali Berisha: Ai është një lolo në duart e Taulant Ballës. Rama edhe nuk ia ka varur, ndaj ai bën aktin më të shëmtuar, nuk përfaqëson as veten e vet. Kjo është loja më e shpifur, se çfarë e shtyn Alibeajn është një lojë e pisët, të bëhesh vegël e Ramës, merr mbi supe një gjë shumë të rëndë. Del kundër demokracisë që tejkalon çdo limit. Kështu që duke iu kthyer edhe njëherë temës, kjo gjë nuk bëhet.

sali berisha

Sondazh

Poll