Bota

Gjuha Shqipe nuk respektohet në Maqedoninë e Veriut, “nënvlerësohet” nga institucionet përkatëse

31 Korrik 2019, 16:57 Nga DOSJA
Gjuha Shqipe nuk respektohet në Maqedoninë e Veriut,

MAQEDONIA E VERIUT- Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk vlerësohet dhe nuk respektohet siç duhet nga ana e institucioneve.

Janë bërë dhe shumë denoncime nga të gjitha palët, ndërsa së fundmi reagime të forta janë lëshuar edhe nga radhët e aktivistëve të Lëvizjes Besa.

Sipas medieve fqinje, aktivistët e Lëvizjes Besa i kanë dorëzuar sot Ministrisë së Financave një pllakë me mbishkrimin në gjuhën shqipe, pasi tani kjo ministri drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev, por që edhe ky i fundit duket se nuk respekton ligjin për dygjuhësinë.

“Ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk e respektojnë edhe shumë institucione të tjera, mirëpo këtë aksion e filluam pikërisht nga kjo ministri pasi që i ngarkuar me punën e kësaj ministrie është pikërisht kryeministri Zoran Zaev ndërsa zëvendës ministrja është nga radhët e BDI-së e cila ashtu si edhe partia e saj, si duket më shumë janë të preokupuar me problemet brenda partiake dhe jo me respektimin dhe implementimin e ligjeve që ka”-thanë aktivistët.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gjuha shqipe maqedonia e veriut tabela orientuese gjuha shqipe maqedonia e veriut tabela orientuese

Sondazh

Poll