Bota

Dalin foto të rralla të shtëpisë në Nazaret ku u rrit Jezu Krishti

Zbulimi i parë u bë në 1880 nga murgeshat e manastirit të Motrës së Nazaretit, të cilat besonin se Krishti u ngrit atje nga Maria dhe Jozefi.

7 Korrik 2022, 23:37 Nga I.A
Dalin foto të rralla të shtëpisë në Nazaret ku u rrit
Banesa

NAZARET- Kanë dalë në dritë disa foto të shtëpisë së vogël, ku pretendohet se ka jetuar Krishti gjatë fëmijërisë së tij. Ndodhet në Nazaret dhe daton në shekullin I. Është një shtëpi prej balte dhe guri, e ndërtuar në një shpat shkëmbor.

Zbulimi i parë u bë në 1880 nga murgeshat e manastirit të Motrës së Nazaretit, të cilat besonin se Krishti u ngrit atje nga Maria dhe Jozefi.

Në vitin 2006, arkeologët e udhëhequr nga Ken Darke, një profesor në Universitetin e Reading në Britani, e datuan shtëpinë në shekullin e 10-të dhe e identifikuan atë si vendin ku njerëzit që jetonin shekuj pas kohës së Jezusit besonin se Jezusi ishte rritur atje. E vërteta është se askush nuk mund ta dijë nëse Jezusi ka jetuar vërtet në këtë shtëpi të veçantë. Megjithatë, profesori Ken Dark beson se ekziston një mundësi e madhe.

“Nuk mund të përgjigjem nga pikëpamja arkeologjike nëse kjo është me të vërtetë shtëpia në të cilën u rrit Krishti. Por ka disa indikacione,” shkruan ai në revistën shkencore Biblical Archeology Review.

Sipas kërkimeve të tij, shtëpia ku u rrit Krishti përmendet edhe në tekstet bizantine dhe kryqtare, të cilët kaluan nëpër zonë shekuj pas lindjes së Tij.

 

ken dark jezu krishti

Sondazh

Poll