Art&Argëtim

“Sa herë shkonte te busti thoshte gjyshi”, Rudina Hajdari tregon si e njeh e bija Azem Hajdarin

Rudina ka treguar se shpesh i flet vajzës edhe për gjyshin e saj Azem Hajdari, të cilin Sihana e njeh nëpërmjet bustit të tij.

7 Korrik 2022, 22:48 Nga k.m.
“Sa herë shkonte te busti thoshte gjyshi”, Rudina Hajdari
Rudina Hajdari dhe e bija, Sihana

Rudina Hajdari e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan, ka prezantuar për herë të parë vajzën e saj Sihana. Ajo ka  treguar për marrëdhënien e saj me vajzën dhe vështirësitë që ajo has duke e pasur vajzën larg në pjesën më të madhe të vitit. Vajza e saj jeton në SHBA ndërkohë që Rudinës, për shkak të angazhimeve të saj, i duhet të jetojë në Shqipëri.

Ajo tregon se si arrin ta menaxhojë situatën duke i shpjeguar vogëlushes Sihana punën që ajo bën. Gjithashtu Rudina ka treguar se shpesh i flet vajzës edhe për gjyshin e saj Azem Hajdari, të cilin Sihana e njeh nëpërmjet bustit të tij.

PJESË NGA BISEDA: 

Rudina Hajdari: I kam treguar edhe për gjyshin, babain tim. I thoja shpesh herë që ky busti këtu është gjyshi.

Sihana: Edhe unë thoja është shumë i mirë.

Rudina Hajdari: Sa herë që shkonte te busti thoshte gjyshi, gjyshi.

Sihana: Te gjyshi ne shkojmë te parku.

Rudina Hajdari: Edhe çoni lule?

Rudina Hajdari: Ne shkojmë te “Qyteti Studenti”, te busti që është aty./tvklan.al

rudina hajdari

Sondazh

Poll