Art&Argëtim

Rrëfimi i Jonida Shehut për humbjen e nënës, Dalina Buzi shpërthen në lot, ndërpret emisionin

Rrëfimi i ndjerë i Jonidës, në fakt, i preku vajzat në studio, aq sa Dalina s’mund ta vazhdonte më dhe ndërpreu programin.

7 Korrik 2022, 08:49 Nga A.B
Rrëfimi i Jonida Shehut për humbjen e nënës, Dalina Buzi
Dalina Buzi

TIRANË-Mbrëmjen e kaluar, gazetarja Jonida Shehu rrëfeu në studion e 'Goca dhe Gra' humbjen e nënës. Ajo tregoi se malli dhe mungesa e saj janë të përditshme, ama tani ajo është përpjekur ta mbajë më shumë nën kontroll. Rrëfimi i ndjerë i Jonidës, në fakt, i preku vajzat në studio, aq sa Dalina s’mund ta vazhdonte më dhe ndërpreu programin.

Nuk e lidh mungesën me periudha, për mua çdo sekondë është mungesë shumë e madhe. Vuajtja shumë e madhe ka qenë muajin e parë, kur kthehesha nga puna, pas lajmeve. Ishte rituali që futeshe në makinë dhe bëje telefonatën e parë, pasi kishe hequr sikletet e punës, të pyesje si e kishte kaluar ajo pasditen. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Pastaj fillova t’i shkruaja në ëhatsApp, duke e ditur që nuk do më kthente përgjigje…” – rrëfeu Jonida duke shtuar se tani e ka mbyllur atë cikël për të nisur një tjetër.

“Tani jam vetëm tek mendimet. Mendoj që më flet në çdo veprim, unë mendoj që i kthej një përgjigje, nëse më orienton për gjërat që ‘nuk është e mirë kjo’, ‘ç’e ke këtë fustan që ke veshur, e kishe më mirë atë më përpara’. Unë që i kthej përgjigje ‘o ma, po nuk të pyeti njeri për këtë gjë’, domethënë është një komunikim i heshtur ditë pas dite. Dhe pak muaj bëhet një vit dhe ka 365 që ti komunikon me një njeri që nuk është aty, po komunikon normalisht, të flet, i flet, e mendon, i kthen përgjigje…”- vijoi gazetarja më tej me rrëfimin e saj.

dalina buzi

Sondazh

Poll