Art&Argëtim

“As milionat e Ramës nuk do ta mbyllin këtë çështje, edhe po më vranë”, Reperi BMT reagon pas sherrit me Stresin

Përmes një ‘live’ që reperi Arben Simoni ose i njohur ndryshe si BMT ka reaguar në Instagram duke u shprehur se këtë çështje me Stresin nuk do ta mbyllin as milionat e Edi Ramës.

7 Korrik 2022, 21:40 Nga s.s
“As milionat e Ramës nuk do ta mbyllin këtë
Stresi dhe BMT

TIRANË- Anëtari i grupit të TBA, Arben Simoni ose BMT, ka reaguar pasi është rrahur nga reperi Arkimend Lusha ose ndryshe i njohur si Stresi pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit. Përmes një ‘live’ që ka bërë në Instagram ai është shprehur se këtë çështje nuk do ta mbyllin as milionat e Edi Ramës.

Ai është shprehur se mban mend çdo gjë nga ngjarja duke filluar nga makina me xhama të zinj dhe deri tek fytyrat e 12 personave. Reperi Simoni ka thënë se edhe nëse e vrasin, ka videot e agresorëve në duar të sigurta.

“Ata kanë bërë një gabim, ta marrë vesh e gjithë Shqipëria, kanë bërë një gabim sepse unë kam të gjitha lëvizjet që kur kam dalë nga Rinasi. Kur më kanë pritur, makina me xhama të zinj duke filluar nga Opeli, GLE-ja dhe krejt fytyrat e 12 vetave. Mos hajde me më kërkuar, as milionat e Edi Ramës nuk kanë me e mbyllur këtë çështje”, tha reperi Simoni.

Reperi gjithashtu ka shtuar: Edhe me më vra mua nesër, videot janë të sigurta, nuk nxjerrin gjë me më vra mua. Vetëm se ka me u bërë një çështje e madhe. Edhe me më vrarë dhe me më torturu mua videot janë të sigurta.

Para dy ditësh Stresi bashkë me disa të tjerë, kanë dhunuar reperin Simoni ose BMT me një shkop duke shkatërruar automjetin ku ndodhet ai. BMT shihet teksa ul kokën dhe mbrohet te shoferi, i cili thotë se është thjesht një taksixhi.

“Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen, nuk kam gjë me ty”, dëgjohet të thotë Stresi ndërsa i kërkon BMT-së që të ngrejë kokën.

 

reperi stresi arben simoni sherr stresi rreh bmt

Sondazh

Poll