Art&Argëtim

Nuk u rizgjodh drejtoreshë e TKOB, Zana Çela jep lamtumirën: Sfida të reja më presin

Zana Çela thotë se ndihet e nderuar që për nivelin e lartë të audiencës që shfaqet në Teatrin e Operas morën gjatë viteve të detyrës së saj.

7 Korrik 2022, 17:54 Nga k.m.
Nuk u rizgjodh drejtoreshë e TKOB, Zana Çela jep lamtumirën:
Zana Çela

TIRANË- Zana Çela nuk është më drejtuese e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ajo e ka lënë postin e saj që prej datës 1 korrik, pasi humbi zgjedhjet. Më 22 qershor të këtij viti, pas zgjedhjeve për drejtimin e TKOB-së, Këshilli i Ministrave vendosi që drejtuesja e re të jetë Abigeila Voshtina. Ndaj edhe sot Çela ka dhënë lamtumirën e saj me institucionin që e drejtoi për 6 vite. 

Me anë të një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Çela thotë se ndihet e nderuar që për nivelin e lartë të audiencës që shfaqet në Teatrin e Operas morën gjatë viteve të detyrës së saj. Ajo kujton dhe Teatrin Kombëtar, i cili tashmë është shembur nga autoritetet.

“Te dashur miq, që nga data 1 Korrik, une nuk jam më në Teatrin e Operas. Për 6 vjet me radhë e drejtova operan në momentet më të veshtira të saj, prej të cilave 4 vjet pa godinën e teatrit, duke shënuar sfidën më të madhe të jetës sime profesionale, por dhe të historisë se teatrit. Ndjehem me fat që largohem nga ky teatër duke e lene në nivelin më të larte te audiences, numrit të shfaqjeve dhe bashkëpunimeve me teatrot europiane. Kam qene e nderuar që kam ndjere pa ndërprerje vëmëndjen dhe mbeshtetjen tuaj, kur ju shikoja tek ndiqnit me entuziazëm shfaqjet tona e kur merrja mesazhet e ngrohta prej jush! Ju falenderoj me zemer e do më keni gjithmone miken tuaj! Sfida të tjera më presin,”- shkruan Zana Çela.

Abigela Voshtina u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës, ku kishte specialistë shqiptarë dhe të huaj. Voshtina ka propozuar në platformën e saj një kalendar dy-vjeçar dhe bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës. Ajo zëvendëson në këtë post Zana Çelën, e cila e mbajti këtë detyrë që nga gushti i 2016, por nuk arriti që të merrte një mandat të dytë. Violinistja mundi në këtë garë primabalerinën Adela Muçollari, Tenorin Josif Gjipali, Koreografin Tomorr Kokona, trompistin Kleanthi Gjika dhe Arben Skënderin.

zana çela tkob

Sondazh

Poll