Art&Argëtim

"Janë përfitues ndërkombëtar", shefi i njohur i kuzhinës meksikane refuzon të ofrojë darkë falas për blogeren

Kjo ka ndodhur pikërish disa ditë më parë ku Nunez pronar i dy restoranteve të rëndësishme në Meksikë, Sud777 dhe Comedor Jacinta, i vlerësuar si një nga 50 restorantet më të mira në Amerikën Latine ka refuzuar bashkëpunimin me një blogere.

7 Korrik 2022, 08:31 Nga d.a.
"Janë përfitues ndërkombëtar", shefi i njohur i
Edgar Nunez dhe Manuela Gutierrez

MEKSIKË- Kuzhinieri i famshëm meksikan Edgar Nunez nuk e ka prolbem që të refuzojë bashkëpunimin me blogerët të cilët i kërkojnë darka falas në këmbim të disa postimeve në rrjetet e tyre sociale duke i quajtur ata "Freeloader ndërkombëtar"(një person që përfiton nga bujaria e të tjerëve pa dhënë asgjë në këmbim).

Sipas mediave të huaja, kjo ka ndodhur pikërish disa ditë më parë ku Nunez pronar i dy restoranteve të rëndësishme në Meksikë, Sud777 dhe Comedor Jacinta, i vlerësuar si një nga 50 restorantet më të mira në Amerikën Latine ka refuzuar bashkëpunimin me një blogere.

I mbështetur, ndoshta, nga popullariteti i tij, javët e fundit ai nuk ngurroi të postonte publikisht pamjen e mesazhit nga Manuela Gutierrez , një vajzë kolumbiane që e kishte kontaktuar duke i kërkuar një dakrë falas për dy veta në shkëmbim të disa postimeve në rrjetet të saj sociale.

Përshëndetje, si jeni? Restoranti juaj është thjesht spektakolar! Do të jem në Meksikë më vonë këtë muaj me të dashurin tim, dhe do të doja të dija nëse është e mundur të bëj një shkëmbim reklamash, ku unë rekomandoj dhe shfaq shërbimet tuaja në Instagramin tim në këmbim të një vakti për dy persona. Do të ishte një nder për mua të punoja me ju”.- shkruan Gutierrez në mesazhin e saj.

Shefi i kuzhinës, pararendës i asaj që ai e quajti kuzhinën me perime meksikane, ku përdor perimet si elementin kryesor të pjatave të tij, komentoi shpejt në Twitter duke publikuar mesazhin dhe duke e ironizuar Gutierrezin.

"Manuela bie në kategorinë e " freeloader ndërkombëtarë". Ndër të tjera, ajo ka ¼ e ndjekësve të mi. Ndikuesi i vërtetë, për mua, nuk është ai që të bën të blesh diçka me reklama të synuara, por ai që të ndryshon jetën, që të ndihmon dhe të përmirëson pa marrë asgjë në këmbim. Ndikuesi im i parë ka qenë babai im dhe më intereson vetëm të jem ndikues i vajzave të mia":-shkroi Nunez.

Nga ana e saj, Gutierrez u përgjigj menjëherë duke deklaruar se shefi i kuzhinës e bllokoi në rrjetet sociale dhe donte të sqaronte se ajo nuk ishte një blogere, por një krijuese e përmbajtjeve; për më tepër, mesazhi i saj i drejtohej restorantit, jo shefit të kuzhinës.

“Nuk i kam shkruar direkt atij, por restoranti, sepse duket si një vend i jashtëzakonshëm. Mendova se do të ishte një mundësi e mirë. Shumë krijues të përmbajtjes na paguajnë për të reklamuar shërbimet e tyre. Nëse e kam ofenduar shefin e kuzhinës me kërkesën time, kërkoj falje”.-shkroi Gutierrez.

Polemikat mes shefave të kuzhinës dhe influencuesve duket se nuk po shuhen, përkundrazi, gjithnjë e më shumë po marrin një vëmendje mediatike.

edgar nunez manuela gutierrez

Sondazh

Poll