Art&Argëtim

ZYRTARE! Ricky Martin kërkohet nga Policia, akuzohet për dhunë në familje

Gjatë fundjavës u zbulua se Ricky Martin po përballet me një padi për dhunë në familje në Puerto Rico, e cila përfshin edhe një urdhër mbrojtje ndaj këngëtarit të konfirmuar nga policia.

7 Korrik 2022, 15:49 Nga k.m.
ZYRTARE! Ricky Martin kërkohet nga Policia, akuzohet për dhunë
Ricky Martin

SAN HUAN- Këngëtari Ricky Martin ka mohuar akuzat për dhunë, por ndaj tij, është lëshuar një urdhër ndalimi, i firmosur të premten pasi autoritetet morën një ankesë nga një burrë. Sipas gazetës portorikane El Vocero, personi në fjalë kishte qenë në një lidhje për 7 muaj me këngëtarin para se të ndaheshin.

Gjatë fundjavës u zbulua se Ricky Martin po përballet me një padi për dhunë në familje në Puerto Rico, e cila përfshin edhe një urdhër mbrojtje ndaj këngëtarit të konfirmuar nga policia.

Urdhri i gjykatës është lëshuar nga gjyqtarja Raiza Cajigas Campbell, e Gjykatës së Shkallës së Parë të San Juan, pas një kërkese "ex parte". Lajmin e konfirmoi edhe Policia.

Ndonëse, siç është rasti sipas Ligjit për Parandalimin dhe Ndërhyrjen me Dhunën në Familje, autoritetet nuk mund të zbulojnë emrin e palës kërkuese, media El Vocero raportoi se do të ishte një person me të cilin Martin kishte lidhje 7 muajsh, tw cilwt ishte pwrpjekur qw t'i jepte fund kundër vullnetit të këngëtarit.

Personi ka frikë për sigurinë e tij”. Ndërkohë, këngëtari është shprehur se urdhri bazohej në akuza “plotësisht të rreme” dhe ai u zotua se do të përballet me fakte dhe do shpallet i pafajshëm.

ricky martin

Sondazh

Poll