Aktualitet

Protesta e PD-së, Policia me njoftim zyrtar: Do ketë bllokim të segmenteve rrugore

Në njoftimin e policisë thuhet se në kuadër të protestës që do të zhvillohet nga Partia Demokratike ditën e sotme në orën 19:00 do të ketë disa segmente rrugore të bllokuara.

7 Korrik 2022, 10:35 Nga A.B
Protesta e  PD-së, Policia me njoftim zyrtar: Do ketë bllokim të
Policia e Shtetit

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me bllokimin e disa segmenteve rrugore në kryeqytet me rastin e protestë së planifikuar për ditën e sotme. Në njoftimin e policisë thuhet se në kuadër të protestës që do të zhvillohet nga Partia Demokratike ditën e sotme në orën 19:00 do të ketë disa segmente rrugore të bllokuara.

NJOFTIMI I POLICIS:

DVP Tiranë Në kuadër të protestës që do të zhvillohet në orën 19:00, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, janë:

 - bulevardi "Dëshmorët e Kombit";
- rruga "Gjergj Fishta";
- bulevardi "Bajram Curri"
- bulevardi Zhan D'Ark Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar skenarë të shumtë për protestën e sotme, që pritet të nisë në orën 19:00. Berisha paralajmëroi efektivët e policisë teksa tha se çdo presion apo dhunë ndaj protestuesve do të mbahet shënim dhe do të jepet ndëshkimi i duhur. Kreu i Partisë Demokratike tha se bashkë me temperaturat e larta sot do të ndizet edhe revolta popullore e qytetarëve.

policia e tiranes protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll