Politike

VD-Berisha: Ju pranoni në Shqipëri xhelatët rusë, i kanë duart me gjakun e fëmijëve të vrarë

Berisha ka kërkuar qeverisë që të mos pranojë asnjë turist rus në plazhet e Shqipërisë

7 Korrik 2022, 11:33 Nga A.B
VD-Berisha: Ju pranoni në Shqipëri xhelatët rusë, i
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar qeverisë që të mos pranojë asnjë turist rus në plazhet e Shqipërisë pasi ata sipas tij i kanë duart me gjakun e fëmijëve që kanë vrarë në Ukrainë. 

Pse bëni strucin ju? Çfarë u shtyn ju të mos jeni të hapur dhe ta dënonim me gjithë shpirt dhe me gjithë zemrën masakrën më të madhe që ka njohur Europa. Ju flisni për vrasjet në Kosovë dhe jo gjenocid në Kosovë. Ç’është ky kapitullim dhe nënshtrim juaj përballë Vucic. Nuk jeni në gjendje të bëni asgjë. Forcave paramilitare të policisë serbe që shkojnë të vrasin myslimanë boshnjakë në Bosnjë, çe keni këtë kompleks se kreu juaj është një vasal i Vucic. Ballkani i Hapur mbron krimin, Ballkani i Hapur është për influencë ruse. Edhe ndaj rusisë mbani dy qëndrim, ju pranoni turistë rusë këtu që vrasin fëmijë dhe përdhunojnë gra, pranoni në plazhe të Shqipërisë këta barbarë. Me urdhër të kujt i pranoni të Vucic me siguri. Rezoluta të ndalojë cdo turist rus të shkelë në territorin e Shqipërisë. Ju nuk pranoni të dënoni Vucic. Nga ana tjetër flisni për Ukrainën por pranoni xhelatët rusë me linjë ajrore serbe. Keni marrëveshje të fshehtë turizmi për të pranuar vrasësit. A pranohen rusët që i kanë duart me gjak? Prandaj dhe rezoluta sigurisë për dënimin e gjenocidit serb është domosdoshmëri por ju e keni me zemër të thyer”, tha Berisha të cilit i ndërpritet fjala nga kryetarja e Kuvendit.

sali berisha seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll