Aktualitet

Qëlloi me armë pas konfliktit me vëllain në Radhimë, jepet masa e sigurisë për 34-vjeçarin

Ngjarja ndodhi mesditën e 4 korrikut ku dy vëllezërit, Beniamin Kondi dhe Eduart Kondi që janë pronarë të një plazhi privat në zonën e Radhimës u konfliktuan.

7 Korrik 2022, 09:47 Nga A.B
Qëlloi me armë pas konfliktit me vëllain në Radhimë,
Gjykata e Vlores

VLORË- Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Eduart Kondit, 34  vjeçarit i cili tre ditë më parë qëlloi në ajër me armë zjarri, në një plazh në zonën e Radhimë. Seanca është zhvilluar ditën e djeshme pa praninë e avokatit. Avokati Bilbil Maskaj është paraqitur në ambientet e drejtorisë së policisë Vlorë për t’u interesuar per klientin e tij.

Ngjarja ndodhi mesditën e 4 korrikut ku dy vëllezërit, Beniamin Kondi dhe Eduart Kondi që janë pronarë të një plazhi privat në zonën e Radhimës u konfliktuan. Sherri mes tyre ka nisur pikërisht për administrimin e zonës së lokalit në plazh, ndërsa situata ka degraduar deri në nxjerrjen e armës.

Ka qenë Eduarti ai që ka nxjerrë armën andaj të vëllait dhe ka qëlluar në ajër me 6 plumba. Turistët u shprehen se u ndjenë të frikësuar nga të shtënat dhe u larguan menjëherë më vrap.

benjamin kondi eduart kondi

Sondazh

Poll