Aktualitet

Iu sekuestrua kanabis në banesë, arrestohet 48-vjeçari nga Cërriku

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë të personit me inicialet B.Ç, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa

7 Korrik 2022, 09:24 Nga A.B
Iu sekuestrua kanabis në banesë, arrestohet 48-vjeçari nga
Arrestim

ELBASAN- Një 48-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi akuzohet se është përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë të personit me inicialet B.Ç, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Dasar, Cërrik, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kapën dhe ndaluan shtetasin G. B., 54 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 37 vjeç, banues në fshatin Lenie, Gramsh, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletën, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne cerrik cerrik

Sondazh

Poll