Bota

Presidenti i Sri Lankës i kërkon ndihmë Putinit në importin e karburantit

Ky kërkim ndihme vjen pasi ministri i energjisë së Sri Lankës paralajmëroi në fundjavë se vendit së shpejti mund t'i mbarojë benzina. Të mërkurën, qindra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit Colombo për të protestuar kundër qeverisë.

7 Korrik 2022, 09:23 Nga s.s
Presidenti i Sri Lankës i kërkon ndihmë Putinit në importin
Pamje nga Sri Lanka

SRI LANKA-Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, deklaroi se i ka kërkuar homologut rus Vladimir Putin që ta ndihmojë shtetin e tij për importimin e karburantit, pasi po përballet me krizën e tij më të keqe ekonomike.

Sipas BBC, ky kërkim ndihme vjen pasi ministri i energjisë së Sri Lankës paralajmëroi në fundjavë se vendit së shpejti mund t'i mbarojë benzina. Të mërkurën, qindra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit Colombo për të protestuar kundër qeverisë.

Rajapaksa në Twitter në lidhje me bisedën e tij të fundit të zhvilluar me liderin rus ka shkruar: "Kam kërkuar një ofertë kredie për të importuar karburant”.

Ai gjithashtu tha se kishte "bërë një kërkesë me përulësi" që fluturimet midis Moskës dhe Kolombo të rifillonin, pasi transportuesi rus Aeroflot pezulloi shërbimet muajin e kaluar.

Vendi ka blerë tashmë naftë nga Rusia në muajt e fundit për të ndihmuar në rritjen e furnizimeve me karburant gjatë krizës dhe qeveria ka sinjalizuar se është e gatshme të blejë më shumë nga vendi i pasur me energji. Javën e kaluar, autoritetet pezulluan shitjet e benzinës dhe naftës për automjetet që përdoren gjatë përditshmërisë në përpjekje për të ruajtur rezervat e saj të karburantit në pakësim.

Qindra protestues u mblodhën një ditë më parë të mërkurën pranë ndërtesës së parlamentit në Colombo, ndërsa filluan atë që ata e quajtën "shtytja përfundimtare" për të hequr qeverinë e zotit Rajapaksa. Zyra e Jashtme paralajmëroi se pushuesit mund të përballen me "demonstrata, bllokime rrugësh dhe trazira të dhunshme në një njoftim të shkurtër".

gotabaya rajapaksa presidenti rus vladimir putin kriza ne sri lanke

Sondazh

Poll