Bota

Prokuroria: 21 mijë krime lufte të dyshuara po hetohen në Ukrainë

Prokurorja tha se megjithëse ekipi i saj po punonte në rajone anembanë Ukrainës, nuk ishte në gjendje të hetonte të gjitha rastet "si duhet dhe në mënyrë efektive" për shkak të mungesës së aksesit në disa njerëz dhe zona.

7 Korrik 2022, 09:20 Nga s.s
Prokuroria: 21 mijë krime lufte të dyshuara po hetohen në
Lufta ne Ukraine

UKRAINË-Ukraina deklaroi se po heton më shumë se 21 mijë krime lufte dhe krime agresioni që dyshohet se janë kryer nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të saj.

Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova deklaroi për BBC se po merrte raporte për 200 deri në 300 krime lufte në ditë.
Venediktova pranoi se shumë proçese do të mbaheshin në mungesë, duke theksuar se ishte “çështje drejtësie” e cila do të vazhdohet përmes ndjekjeve penale.

Prokurorja tha se megjithëse ekipi i saj po punonte në rajone anembanë Ukrainës, nuk ishte në gjendje të hetonte të gjitha rastet "si duhet dhe në mënyrë efektive" për shkak të mungesës së aksesit në disa njerëz dhe zona.

Në maj, ajo tha se rreth 600 të dyshuar tashmë ishin identifikuar dhe 80 ndjekje penale kishin filluar. Gjykata Ndërkombëtare Penale e ka përshkruar Ukrainën si një "skenë krimi", duke dërguar ekipin e saj më të madh të detektivëve ndonjëherë në vend për të ndihmuar në hetime të shumta.

lufta ukraine-rusi iryna venediktova

Sondazh

Poll