Bota

Mbahet seanca plenare në Kosovë, deputetët pritet të debatojnë për mosliberalizimin e vizave

Seanca do të nisë në orën 10:00, ku pritet të ketë debate parlamentare në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE për Kosovën.

7 Korrik 2022, 08:49 Nga s.s
Mbahet seanca plenare në Kosovë, deputetët pritet të
Kuvendi i Kosoves

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ditën e sotme do të mbajë seancën e radhës plenare ku do diskutohen nëntë pikat e rendit të ditës.

Në seancën plenare do të shqyrtohet për herë të dytë projekt-kodi i proçedurës penale, projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, si dhe projektligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Seanca do të nisë në orën 10:00, ku pritet të ketë debate parlamentare në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE për Kosovën.

Nëntë pikat që do të zhvillohen sot në seancën plenare të Kosovës janë:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,
9. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën.

mblidhet kuvendi i kosoves liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll