Bota

Uganda zbulon depozitën me '31 milion ton mineral ari'

Gjatë pesë viteve të fundit, vlera e një gram ari është rritur me 48% kundrejt dollarit amerikan. Vlera e gramit të arit në treg arriti një nivel më të lartë të të gjitha kohërave këtë vit në 2 mijë e 60 dollarë për njësi.

7 Korrik 2022, 08:34 Nga s.s
Uganda zbulon depozitën me '31 milion ton mineral ari'
Foto nga vendi i ngjarjes

AFRIKA LINDORE- Vendi afrikan i Ugandës është sërish në qendër të vëmendjes dhe këtë herë bëhet fjalë për flori. Vendi ka njoftuar për zbulimin e një depozite prej 31 milion ton mineral ari, me ar të pastër të nxjerrë që vlerësohet të jetë bruto 320,000 ton, shkruan 'swarajyamag'.

Gjatë pesë viteve të fundit, vlera e një gram ari është rritur me 48% kundrejt dollarit amerikan. Vlera e gramit të arit në treg arriti një nivel më të lartë të të gjitha kohërave këtë vit në 2 mijë e 60 dollarë për njësi, raporton Reuters.

Minierat e Kinës Wagagai do të fillojnë së shpejti prodhimin dhe se depozitat e papritura zbulohen çdo vit në Uganda. Muyita vuri në dukje se Wagagai do të fillojë prodhimin këtë vit dhe kompania deri më tani ka investuar 200 milionë dollarë në ndërtimin e stacionit të rafinimit.

Kontrabanda e arit është shumë e spikatur në Afrikë, sipas një raporti nga OKB që thotë se prodhimi në rajonin e Kongos “vazhdon të jetë sistematikisht i nën-raportuar”. Statistikat thonë se ka vetëm 2 mijë e 500 deri në 3 mijë tonë të minuar çdo vit, një sasi e konsiderueshme ari i minuar mund të hyjë në treg që nuk raportohet.

uganda

Sondazh

Poll