Aktualitet

ME VD- KPA konfirmon gjyqtarin e Tiranës, vendimi kundërshtohet nga përfaqësuesi i ONM: Kjo s'është drejtësia që duam

Theo Jacobs tha se qytetarët shqiptare meritojnë më shumë se vendimi i marrë sot. 

6 Korrik 2022, 16:34 Nga k.m.
ME VD- KPA konfirmon gjyqtarin e Tiranës, vendimi kundërshtohet nga
Foto ilustruese

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelit ka konfirmuar në detyrë Gerd Hoxhën, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Por ky vendim është kundërshtuar nga Theo Jacobs, përfaqësuesi i ONM-së në Shqipëri, i cili e ka shprehur hapur mospëlqimin e tij. Në fjalën e tij, gjatë seancës së sotme, Jacobs tha se qytetarët shqiptare meritojnë më shumë se vendimi i marrë sot. 

“Në emër të vëzhguesve ndërkombëtarë, do të doja të theksoja se ne nuk biem dakord totalisht me këtë vendim, jo vetëm për përmbajtjen, por gjithashtu dhe për procesin e vendimmarrjes. Jam thellësisht i keqardhur që ky vendim po hedh hije mbi imazhin e fortë që kjo dhomë ishte e aftë të ndërtonte mbi vendime të vështira dhe kurajoze. Drejtësia është dicka që shërbehet kur vendimi merret mbi fakte, jo kur faktet rregullohen sipas rezultatit të dëshiruar. Reforma në drejtësi, procesi i vetingut, kjo dhomë speciale dhe qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë dhe më mirë se ky vendim,”- u shpreh përfaqësuesi i ONM-së.

Gjyqtari Gerd Hoxha u konfirmua në detyrë me shumicë votash më 3 qershor 2021 nga komisionerët Genta Tafa Bungo dhe Olsi Komici, ndërsa Brunilda Bekteshi në pakicë çmoi se subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë burimin e një huaje të marrë nga ish-bashkëshortja prej prindërve të saj, që ka shërbyer për shlyerjen e një kredie 25 mijë euro të përdorur për rikonstruksionin e një apartamenti. Konfirmimi i Hoxhës u ankimua nga Komisioneri Publik Darjel Sina pas një rekomandimi të Operacionit ndërkombëtar të Monitorimit, ONM.

Hoxha u përball thuajse me të njëjtat probleme si ish-bashkëshortja, gjyqtare e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri, e cila njëlloj është konfirmuar nga KPK dhe e apeluar me rekomandim të ONM-së. Ndryshe nga rasti i ish-bashkëshortes, për Hoxhën u ngritën shkaqe dhe për profesionalizimin, lidhur me një çështje të gjykuar dhe dy qëndrime të tij si anëtar i ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLD në dhënien e lejes prindërore për ish-gjyqtarin Gjin Gjoni dhe rrëzimin e një kërkese për masë disiplinore ndaj Petrit Aliajt.

Komisioneri Publik, Darjel Sina u qëndroi të gjitha shkaqeve të ankimit, duke e konsideruar jo të plotë dhe në përputhje me provat, hetimin e kryer në shkallën e parë të vetingut. Ai e cilësoi vendimin e KPK të cënueshëm dhe kërkoi rivlerësimin e pasurive, hetimin e mëtejshëm të tyre si dhe rikryerjen e analizës financiare. Nga ana tjetër, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs vërejti se në vitin 2011 rezultonte një rivlerësim i apartamentit në shumën 23 milionë lekë, ndërsa nuk i kurseu dhe pyetjet. Hoxha u përball me pyetje nga Jacobs edhe për blerjen e automjetit tip Audi, ndërsa Komisioneri Sina, e intervistoi për blerjen e mjeteve të tjera.  

theo jacobs gerd hoxha gerd hoxha ne vetting

Sondazh

Poll