Aktualitet

Dhunoi dhe mbyti babain me duar, arrestohet 58-vjeçari në Divjakë, ishte bërë ‘tapë’

58-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, e shtohet se ngjarja ka ndodhur në momentin kur Andrea Stase ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin e rëndë.

6 Korrik 2022, 16:12 Nga k.m.
Dhunoi dhe mbyti babain me duar, arrestohet 58-vjeçari në
Komisariati i Divjakës

DIVJAKË- Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje lidhur me ngjarjen e rëndë në Divjakë, ku djali vrau babanë e tij, duke e mbytur në banesë. 58-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, e shtohet se ngjarja ka ndodhur në momentin kur Andrea Stase ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin e rëndë.

"Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë. Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", -njofton Policia.

policia e shtetit divjake djali vret babain ne divjake

Sondazh

Poll