Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamjet nga banesa në Divjakë, djali i mori jetën babait

Sipas burimeve, viktima ka pasur të 2 djemtë me probleme të shëndetit mendor, të dy me kartelë shëndetësore.

6 Korrik 2022, 16:32 Nga k.m.
VIDEO/ Dalin pamjet nga banesa në Divjakë, djali i mori jetën
Pamje nga banesa në Divjakë

DIVJAKË- Pamjet që po shihni janë nga vrasja në Divjakë ku Andrea Stase, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor mbyti babanë e tij 85 vjeç, Dhimitër Stase në një kanal. Sipas burimeve, viktima ka pasur të 2 djemtë me probleme të shëndetit mendor, të dy me kartelë shëndetësore.

Shkak i zënkës dyshohet të ketë qenë gjendja e dehur e djalit, i cili nuk i ka pranuar kritikat e të atit dhe e ka dhunuar, e më pas mbytur derisa i ka marrë jetën. 58-vjeçari rezulton person me precedentë të mëparshëm penal, pasi ka kryer 13 vite burg.

divjake policia e shtetit djali vret babain ne divjake

Sondazh

Poll