Aktualitet

VD-Djali mbyti babanë në Divjakë, flet i afërmi: Kanë patur debate, s'e di ç'ka ndodhur

I afërmi tha se të dy kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin prej kohësh, derisa situata ka degraduar në këtë pikë.

6 Korrik 2022, 16:18 Nga k.m.

VD-Djali mbyti babanë në Divjakë, flet i afërmi: Kanë

DIVJAKË- Njëri prej të afërmve të familjes Stase ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e 85-vjeçarit nga djali i tij, pasditën e sotme. Në një prononcim për mediat, i afërmi tha se të dy kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin prej kohësh, derisa situata ka degraduar në këtë pikë.

“Kanë patur debate, por unë nuk kam qenë prezent, djali jetonte këtu, nuk mund të jap informacion të saktë, unë e kisha xhaxhanë tim, ata bashkë jetonin,”-tha ai për mediat, duke mos preferuar që të identifikohej. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Remas të Lushnjës, ku Andrea Stase, dhunoi dhe mbyti të atin e tij.

djali vret babain ne divjake

Sondazh

Poll