Aktualitet

Ulen prurjet në hidrocentralin e Fierzës, KESH: Përdorni energjinë me kujdes, kriza po vjen...

KESH iu bën thirrje konsumatorëve të përdorin në mënyrë sa më eficente energjinë elektrike.

6 Korrik 2022, 15:19 Nga k.m.a.b.

 

Ulen prurjet në hidrocentralin e Fierzës, KESH: Përdorni
hidrocentrali Fierzës dhe foto nga spoti i KESH

TIRANË- Rezervat ujore në Hidrocentralin e Fierzës, furnizuar nga prurjet e dy degëve të Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi kanë rënë ndjeshëm në 60 metër kub për sekondë, si pasojë e thatësirës së madhe që ka kapluar vendin. Niveli në liqen ka arritur në 287 metra mbi nivelin e detit, nga 289.7 që ishte në muajin qershor. Sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, rritja e temperaturave ka shtuar edhe rritjen e konsumit të energjisë elektrike, ndaj dhe KESH iu bën thirrje konsumatorëve të përdorin në mënyrë sa më eficente energjinë elektrike. 

Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve të shiut, rezervat ujore në Hidrocentralin e Fierzës, furnizuar nga prurjet e dy degëve të Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi kanë rënë ndjeshëm. Kështu, në bazë të të dhënave të publikuara, konstatohet si shpenzim ditor rreth 19 mijë MwH ose 2-3 mijë MwH më shumë se fundi i qershorit.

PËRDITËSIM I SITUATËS:

Prurjet natyrore në kaskadë janë:

- HEC Fierzë 60 m3/s
- HEC Koman 35 m3/s
- HEC Vau i Dejës 10 m3/s

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

•Hec Fierzë 287.19 mmnd,
•Hec Koman 173.40 mmnd,
•Hec Vau Dejës 73.72 mmnd

Rezerva Energjitike është: 1011.9 GWh

 
 

Nga janari deri në muajin maj, KESH ka shpenzuar 145 milionë euro për importe të energjisë elektrike, thuajse 1 milion euro në ditë. E mesa duket kjo situtatë do të vazhdojë ende, pasi prej disa ditësh, Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku temperaturat kanë kaluar 40 gradë celsius. Ndërkohë që ende nuk parashikohet për reshje shiu. 

hidrocentrali i fierzes kesh

Sondazh

Poll