Bota

Nga liveralizimi i vizave, Manastiri i Deçanit te dialogu Kosovë-Serbi, Von Cramon publikon raportin për Kosovën

Në raport ajo ka diskutuar disa çështje si sundimi i ligjit, kërkesën për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë.

6 Korrik 2022, 13:15 Nga d.a.
Nga liveralizimi i vizave, Manastiri i Deçanit te dialogu
Viola von Cramon

KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka publikuar të dhënat e raportit të saj për vitin 2021.

Në raport ajo ka diskutuar disa çështje si sundimi i ligjit, kërkesën për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë.  

Fillimisht, ajo tha se raporti vjen në një moment të veçantë, në një kohë kur po ndodh sulmi i Rusisë ndaj territorit të Ukrainës ku ajo vlerësoi solidarizimin dhe qëndrimin pro-ukrainas të Kosovës.

Raporti i sivjetmë i Kosovës vjen në një moment të veçantë, në atë kur shohim përsëri tmerret e luftës në Evropë. Qeveri e saj demonstroi solidaritet të plotë me Ukrainën, për të cilën dua t’i falënderoj”, tha ajo.

Von Cramon vijoi të flasë për reformat që është duke i kryer shteti i Kosovës, ku përmned luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të plotësuar kushtet për integrim në BE.

Raporti gjithashtu nënvizon rrugën e gjatë të reformës dhe integrimit të Kosovës në BE. Raporti mbulon një gamë të gjerë çështjesh. Sundimi i Ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, administrata publike dhe antidiskriminimi”, shkruan ajo.

Raportuesja përsëriti dhe njëherë kërkesën e saj për qeverinë e Kosovës që të zbatohet vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit në mënyrë që të ketë zbatim të barabartë të sundimit të ligjit.

Lidhur me sundimin e ligjit, raporti u kërkon autoriteteve të bashkëpunojnë me partnerë ndërkombëtarë dhe respektojnë plotësisht Opinionin e Komisionit të Venecias. Sundimi i ligjit do të thotë barazi për të gjithë. Prandaj, i bëj thirrje qeverisë së Kosovës që të zbatojë aktgjykimin e GJK-së lidhur me Manastirin e Deçanit dhe të demonstrojë se nuk ka një qasje selektive kur bëhet fjalë për aplikimin e sundimit të ligjit”, shtoi ajo.

Më tej ajo u ndal te dialogu Kosovë-Serbi ku u shpreh se pa arritur një marrëveshje dypalëshe pranimi në BE num mund të ndodhë për asnjërën palë.

Një element thelbësor i rrugës së integrimit në BE është Dialogu i udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë. I dërguari special i BE-së Miroslav Lajcak ka mbështetjen tonë të plotë dhe ekziston një unitet unik transatlantik. Megjithatë, pa marrëveshje ligjërisht të detyrueshme të normalizimit, pranimi nuk do të ndodhë”, deklaron Von Cramon.

Si përfundim Von Cramon foli edhe pvr nevojën që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejt për Kosovën dhe thekson se kjo e fundit i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara.

Parlamenti Europian dhe unë personalisht e kam ripërsëritur vazhdimisht nevojën e dhënies së menjëhershme të liberalizimit të vizave, i cili ka kohë që është vonuar pavarësisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të jetojnë në një vend që gëzon respekt të plotë ndërkombëtar dhe perspektivë të qartë integruese evropiane!”,- përfundoi ajo.

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian ditën e sotme pritet të votohen raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme. Gjatë debatit, sa i përket Kosovës dominuan thirrjet që të liberalizohen vizat dhe të ketë përparim në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Raportin për Kosovën e ka përgatitur deputetja gjermane, Viola von Cramon. Gjatë fjalimit në debatin e 5 korrikut, von Cramon tha se mirëpret qëndrimet e Kosovës rreth luftës në Ukrainë dhe bëri thirrje edhe një herë që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

viola von cramon parlamenti europian diskuton rezoluten per kosoven

Sondazh

Poll