Bota

Propozimi francez për negociatat me BE, vijojnë protestat sot në Maqedoninë e Veriut

Ndërkohë opozita ka njoftuar dhe ka bërë thirrje për vijimin e protestave masive edhe gjatë ditës së sotme ku do të mblidhen në orën 19:00.

6 Korrik 2022, 12:37 Nga d.a.
Propozimi francez për negociatat me BE, vijojnë protestat sot në
Protesta ne Maqedoni

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi prej dy ditësh është përfshirë nga protestat e organizuara nga opozita kundër propozimit francez për negociatat ku ditën e djeshme situata u tensoinua deri në plagosjen e 47 policëve.

Ndërkohë opozita ka njoftuar dhe ka bërë thirrje për vijimin e protestave masive edhe gjatë ditës së sotme ku do të mblidhen në orën 19:00. Sipas njoftimit protestuesit do të mblidhen pranë zyrave të qeverisë duke kaluar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme deri në godinën e Kuvend.

“Ultimatum, jo ​​faleminderit”, “T’i themi jo bullgarizmit. Jo për policët e infiltruar dhe jo për dhunën policore. Të dalim masivisht dhe me dinjitet”, thuhet në ftesë.

Protestuesit kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim. Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase. Propozimi francez, i cili arriti në Maqedoninë e Veriut më 30 qershor synohet të tejkalojë dallimet mes Shkupit dhe Sofjes për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues në Bashkimin Europian. 

 

protesta ne maqedonine e veriut propozimi francez

Sondazh

Poll