Bota

"Ndryshimi i pjesëve të trupit nuk të bën grua", këngëtarja përballet me akuza për trans-fobi pas mendimit ndryshe

Ajo u akuzua si transo-fobi pasi dha mendimin e saj në këtë çështje por ajo ka vijuar të qëndrojnë në të njëjtën liunjë mendimi.

6 Korrik 2022, 12:31 Nga e.k
"Ndryshimi i pjesëve të trupit nuk të bën grua",
Macy Grey

BRITANI- Këngëtarja Macy Grey është vënë përballë akuzave për trans-fobi pasi u shpreh se nuk beson se  gratë transgjinore duhet të lejohen të konkurrojnë kundër grave biologjike në sport. Deklaratën ajo e bëri gjatë një interviste ku shtoi dhe se fakti që shkon dhe ndërron pjesët e trupit sërish kjo nuk të bën grua pasi grua të fal zoti.

“Nëse do që unë të të quaj si grua, do ta bëj, sepse kjo është ajo që dëshiron, por kjo nuk të bën grua vetëm sepse unë të quaj si të tillë dhe vetëm sepse ke bërë një operacion", tha ajo gjatë intervistës.

“Të jesh një vajzë e vogël është një libër i tërë epik, e di? Nuk mund ta kesh këtë vetëm sepse dëshiron të jesh grua”, shtoi ajo.

Kur Piers vuri në dukje se autorja e Harry Potter, JK Rowling ishte kritikuar për pikëpamjet e saj për gratë trans, Macy tha: "Por kjo është e vërteta".

'Unë nuk mendoj se duhet të quhem transfobike vetëm sepse nuk jam dakord. Ka shumë gjykime dhe ofendime mbi njerëzit që thjesht thonë atë që mendojnë”, tha Macy.

Megjithatë, përdoruesit e mediave sociale nxituan ta cilësonin këngëtaren si një Feministe Trans Përjashtuese Radikale (TERF). 

“Macy Grey është një terf në kartën time të bingos. Kjo f******* është e keqe”, shkruan në twitër i riu.

Gazetarja transgjinore Imara Jones shkroi: 'Oh jo! Macy Grey është një transfobike! Kjo eshte e trishtueshme.' 

Ajo u akuzua si transo-fobi pasi dha mendimin e saj në këtë çështje por ajo ka vijuar të qëndrojnë në të njëjtën linjë mendimi.

REAGIMET NË TWITER:

"Ndryshimi i pjesëve të trupit nuk të bën grua",

 

macy grey jk rowling imara jones

Sondazh

Poll