Politike

Inceneratori i Tiranës/ “Kam edhe gjëra të tjera…”, Kryemadhi akuza institucioneve: S'më kthejnë përgjigje

Monika Kryemadhi tha se është kryer një preventiv i asaj që duhej të ishte inceneratori i Tiranës, dhe sipas saj ka disa filmime që ende nuk janë bërë publike.

5 Korrik 2022, 23:35 Nga DOSJA
Inceneratori i Tiranës/ “Kam edhe gjëra të
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbuluar se ka dërguar disa letra në institucione por se nuk ka marrë përgjigje prej tyre pavarësisht se për një gjë të tillë detyrohen nga ligji. E ftuar në studion e “Open”, Kryemadhi tha se është kryer një preventiv i asaj që duhej të ishte inceneratori i Tiranës, dhe sipas saj ka disa filmime që ende nuk janë bërë publike.

"Nuk i kemi hyrë ligjit të mbetjeve. Tirana ka vetëm disa kapsula betoni. Nuk ka një studim të studimit mjedisor për ndotjen mjedisore, vendosjen e filtrave etj. Problemi është që në 128 mln euro, ku është investimi dhe cili është problemi që qeveria, Ministria e Financave, bashkia e Tiranës, që nuk bëhet transparente që deri sot janë investuar x para beton, x para rrush, x para banane… Këtë nuk e kërkoj dot unë. Por si deputetet që i kam dërguar letra institucioneve nuk më kanë dërguar përgjigje edhe pse e kanë me detyrim të më përgjigjen. Të thonë nga faturat 800 mijë euro, Zoto ka paguar bileta avioni gjatë pandemisë,"-tha Kryemadhi.

 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll