Aktualitet

'Tha nuk e njoh'/ Lala: Rruzhdije Meta ka punuar si pastruese në shtëpinë e Ymerit, fli gjumë SPAK

Sipas Klodiana Lalës, e moshuara ka punuar më parë si pastruese në banesën e Ymerit e të dy janë të përfshirë në sferën korruptive të inceneratorëve.

6 Korrik 2022, 07:30 Nga A.B
'Tha nuk e njoh'/ Lala: Rruzhdije Meta ka punuar si pastruese në
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar lidhjen mes të moshuarës Rruzhdije Metës dhe Dashamir Ymerit. Sipas Lalës, e moshuara ka punuar më parë si pastruese në banesën e Ymerit e të dy janë të përfshirë në sferën korruptive të inceneratorëve. Duke ironizuar punën e SPAK, ajo u thotë që të flejnë gjumë duke nënkuptuar në këtë mënyrë se nuk po bëjnë asgjë për të ndaluar personat e përfshirë në këtë skemë korruptive. 

POSTIMI:

Rruzhdije Meta ka punuar si pastruese në shtëpinë e Dashamir Ymerit. Në TV tha: Nuk e njoh. Të dy të përfshirë në sferën korruptive të inceneratorëve. Bravo SPAK, fli gjumë.

Çiftit Rruzhdije e Shkëlqim Meta i është shitur kompania që ka kryer rreth 30 mln euro evazion fiskal të inceneratorëve. Ndërsa Dashamir Ymeri është arrestuar në vitin 2017 për tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë dhe fshehje të pasurisë. 

klodiana lala rruzhdije meta dashamir ymeri

Sondazh

Poll