Bota

Dy krime në Selanik dhe Kretë, djemtë vrasin nënat e tyre

Dy vrasje në Kretë dhe Selanik.

6 Korrik 2022, 09:31 Nga A.B
Dy krime në Selanik dhe Kretë, djemtë vrasin nënat e tyre
Policia greke

GREQI- Dy krime kanë tronditur mëngjesin e sotëm shtetit fqinj. Në Selanik, është gjetur trupi i pajetë i një 75-vjeçareje brenda një vaske. Vrasja e saj besohet të ketë ndodhur pesë ditë më parë e autor dyshohet se është djali i viktimës.

Neësbombgr. raporton se 50-vjeçar e ka goditur nënën e tij me mjet prerës në mitër. Pas arrestimit të autorit, policia e ka dërguar në Spitali Psikiatrik i Selanikut, pasi atij nuk i kujtohej asgjë nga krimi. 

Në Kretë, një 42-vjeçar ka goditur për vdekje nënën e tij me sende druri. Efektivët e policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar 42-vjeçarin që po mbahet në komisariat. Nga informacionet mësohet se dhunuesi i dyshuar është vuan nga probleme të shëndetit mendor.

vrasje ne greqi greqi

Sondazh

Poll