Politike

Çmimi në Bursë ra, Berisha: Nafta në Shqipëri po shitet më shtrenjtë se në Gjermani

Berisha shkruan se edhe pse sot ra çmimi i naftës në Bursë në 100 euro, bordet e rritën çmimin e naftës.

5 Korrik 2022, 22:54 Nga I.A
Çmimi në Bursë ra, Berisha: Nafta në Shqipëri po
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vjedhjet nga bordet e vendosura nga qeveria Rama po vijojnë. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se edhe pse sot ra çmimi i naftës në Bursë në 100 euro, bordet e rritën çmimin e naftës.

Postimi i Plotë:

Vazhdon vjedhja e qytetarëve nga bordet komuniste të Edvinit! Çmimi i naftës në bursë ra sot me 8 dollarë, kurse bordi i Ramës sot rriti çmimin në 252 lek apo 2,11 euro kundrejt 188.9 € që u shit sot në Gjermani. Pra, sot nafta në Shqipëri u shit 22 cent më shtrenjtë se në Gjermani. Vjedhje e turpshme.

sali berisha

Sondazh

Poll