Politike

Fermerët protestojnë çdo ditë, Krifca s'i kursen paratë, rehabiliton Bunën me firmën që ofron më shumë se të tjerat

 Fondi limit ka qenë 57 milionë lekë, ndërsa fitues është shpallur firma "Jubica", që ka ofruar 39.8 milionë lekë.

5 Korrik 2022, 21:53 Nga k.m.
Fermerët protestojnë çdo ditë, Krifca s'i kursen
Frida Krifca

TIRANË- Kohë krize, fermerët nuk po shehin dot prodhimin e verës, e mezi mbulojnë shpenzimet, por ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca as nuk duket. Mesa duket ka qenë e zënë duke hapur tendera, duke "dhuruar" shuma të mëdha parash. Madje paguan edhe ekstra nga fondi limit. 

Së fundmi ajo ka shpërdoruar paratë për një tender të dyshimtë, më konkretisht në një tender që mban numrin e referencës REF-25942-04-21-2022 dhe ka si objekt “Loti 17 Argjinatura lumit Buna, Dajç-Shirgj". Fondi limit ka qenë 57 milionë lekë, ndërsa fitues është shpallur firma "Jubica", që ka ofruar 39.8 milionë lekë.

Skandali qëndron në faktin që ka pasur edhe kompani të tjera që kanë ofruar shumë më pak, por sërish është zgjedhur kompania e Ndoc Kullës për vlerën prej 39,800,003 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo kompani, është e specializuar në sipërmarrje ndërtimi të objekteve të ndryshme; prodhime të materiale të ndërtimit dhe/ose import-eksport të mallrave të ndryshme.  

Gjatë përmbytjeve të fundvitit 2010, lumi Buna arriti në kuota maksimale të vrojtuara, dhe mbas tërheqjes së ujit pati një riaktivizim të gërryerjes në zonën e Shirgjit, pranë kishës. Por për këtë zonë janë regjistruar punime edhe në vitin 2015 nga ministri i kohës, Edmond Panariti. Për reahabilitimin e kësaj zone prej rreth 200 metër, u hap tender dhe fondi i investimit u dha për 33 milionë lekë. Ndërhyrja në zonat në fjalë u bë për mbrojtjen e tokave bujqësore nga gërryerjet. Mesa duket, për ministren Krifca ka ardhur sërish koha për ndërhyje, madje duke shpenzuar më shuë para për të njëjtën punë. Ndërkohë që fermerët protestojnë çdo ditë për të shitur prodhimin e tyre që kalben në fusha, duket se ministrja ka prioritete të qarta. 

frida krifca tenderi per lumin buna

Sondazh

Poll