Politike

Vazhdon SHERRI/ Inceneratorët, Kryemadhi: Mua s'më tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Monika Kryemadhi tha se nuk do i përmendte publikisht emrat e kompanive pasi do të cilësohej si gjobëvënie.

5 Korrik 2022, 21:42 Nga k.m.
Vazhdon SHERRI/ Inceneratorët, Kryemadhi: Mua s'më tregonte
Monika Kryemadhi

TIRANË- Debat i ashpër mes kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit dhe gazetares Klodiana Lala, lidhur me inceneratorët. Sot në ‘Open’, Kryemadhi tha se nuk do i përmendte publikisht emrat e kompanive pasi do të cilësohej si gjobëvënie. Ndërsa shtoi se nuk ka pasur informacione për inceneratorët, pasi shihej si bashkëshortja e presidentit Ilir Meta.

PJESË NGA DEBATI:  

Monika Kryemadhi: A ka mundësi që të ngrini një padi për këtë çështje?

Klodiana Lala: Ne kemi ngritur zërin më shumë si politikanë. Kam bërë dhjeta emisione.

Monika Kryemadhi: Edhe i ke hequr. Të falenderoj për avokatinë që i bëni Klodian Zotos

Klodiana Lala: Por nuk e keni përmendur ju më shumë se unë

Monika Kryemadhi: Unë nuk kam më ndërmend që t'i përgjigjem Klodit. Është mungesë respekti dhe reciproriteti. Nëse kjo bëhet për të mbuluar prokurorët që kanë mbyllur çështjet është gjë tjetër. 

Klodiana Lala: Janë më shumë fatura

Monika Kryemadhi: Ti që i ke çoji.

Klodiana Lala: Ne i kemi thënë publikisht

Monika Kryemadhi: T'i je zëdhënësja e Prokorisë dhe mbulon SPAK. Prit tani se do flas unë. Mi jep mua faturat, ti verifikoj dhe i çoj unë në Prokurori. Unë gjoba firmave nuk u vë. Unë i çoj në SPAK, atje ytë përballen të gjithë.  Po, po unë e kam fajin për Lefter Kokën, Bllakon, një skuth. Mua nuk më tregonte njeri, se unë jam gruaja e Ilir Metës.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll